Kri Gorasi: Iu luta policëve të më fusnin në komisariat, doja të kaloja një natë të këndshme!

Kri Gorasi ka qenë një tjetër personazh i puntatës së radhës të programit EXPULS RTV Ora, një program nga Ronaldo Sharka.

Si një personazh shumë i komentuar, autori dhe moderatori i emisionit, Ronaldo Sharka futi mes shumë arkivolëve Kri Gorasin, në pyetësorin "Ferr apo Parajsë".

E pyetur nëse ka shkuar ndonjë herë në komsariat, Kri u shpreh:

"Do shkoja faktikisht, por nuk e di pse nuk më morën. Biles ndodhi para një jave kur nuk kisha kartë ID me vete. Më ndaloi policia, ora 3 e natës, dhe më thanë ke kartë me vete? Jo i thash unë, i kërkova të më merrte në komisariat. Më panë iher dhe… thash të kaloja dhe unë një natë të bukur në komisariat"- u shpreh bukuroshja Kri, si gjithmonë pa filtra.

Ndiqni intervistën e plotë:

https://www.youtube.com/watch?v=MNWre9x0cRU