Nora shkruan fjalët më të ndjera për ish-vjehrrën e saj: Ke qenë gjithmonë...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2021, 15:44
Ditën e sotme këngëtari, Rober Berisha në llogarinë e tij në Instagram ndau lajmin e trishtë se mamaja e tij, Teuta, kishte ndërruar jetë.
Mirëpo, edhe këngëtarja Nora Istrefi ka shkruar disa fjalë të ndjera për ish-vjehrrën e saj.
Nëpërmjet një fotoje ku Teuta kishte pozuar me të voglën Renee, Nora tregon sa shumë kanë dashur ato njëra-tjetrën.
“Ke qenë gjithmonë shoqja ime. Të kam dasht dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushojë e qetë në paqe. Teuta”- shkruan Nora, duke e shoqëruar me emojin e një pëllumbi të bardhë.
Prej kohësh Roberti kishte treguar që mamaja e tij po luftonte me një sëmundje të rëndë.
