"Pusho e qetë...." Robert Berisha humb personin më të shtrenjtë të jetës
Këngëtari i njohur Robert Berisha ka humbur sot një prej personave më të shtrenjtë të jetës së tij. Ai e ka ndarë vetë në instagram lajmin e hidhur , se mamaja e tij Teuta, është ndarë nga jeta.
Këngëtari ka publikuar një foto, krahas së cilës ka shkruar vetëm dy fjalë :"Pusho e qetë mami jem. Për ty me shkru kom shum, po e la me kaq," duke e shoqëruar me një emoji zemër-thyer.
Edhe këngëtarja Nora Istrefi, ish bashkëshortja e Robertit , ka ndarë një foto në instagram duke shprehur dhimbjen e saj.
"Ke qenë gjithmonë shoqja ime, të kam dasht dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushoj e qetë në paqe."
Më herët këngëtari ka treguar se mamaja e tij po luftonte prej kohësh me një sëmundje të rëndë.
Fatkeqësisht, ajo ka ndërruar sot jetë ndërsa ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes së tyre!