Basha e Kryemadhi veshin çizmet dhe fajësojnë qeverinë për shkarkimet nga HEC-et, Rama me këpucë në Lezhë: Jemi më mirë se në 2010
Kjo e dielë e gjeti politikën në veri të Shqipërisë për të parë nga afër situatën e banorëve të cilët po përballen me përmbytjet.
Shefi i qeverisë Edi Rama u ndal fillimisht në lagjen "Varosh" të Lezhës ku për shkak të reshjeve ka pësuar shembje masivi duke vënë në rerzik disa banesa.
Banorët janë evakuauar, por kryebashkiaku Ndreu tha se situata është e rrezikshme.
Ndreu: Kërkon ndërhyrje emergjente sepse situata mund të agravojë.
Rama: Kanë ndërtuar pa leje.
Ndreu: Të gjithë kanë ndërtuar pa leje sepse është një zonë e rrezikshme për të ndërtuar por janë të legalizuara.
Por Rama thotë se edhe pse ka dy herë më shumë reshje, situata është e mirë se në janarin e 2010. Ndalesën e radhës e bëri në Gjadër.
Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shfaq në Shirgj të Shkodrës krah kryebashkiakes Ademi.
Shkodra është nga qarqet më të goditura, teksa Ademi paralajmëroi se priten reshje intensive shiu sot dhe nesër.
Basha: Është një situatë që i mbivendoset fatkeqësive të tjera. Nuk është koha për politikë por nuk mund të mohohet se gjendja mund të jetë më e mirëmenaxhuar. Duhen dislokuar të gjithë resurset shtetërore. Mund të duhet të bëhet shumë më shumë sesa është bërë apo deklaruar deri më tani.
Por vetë banorët përmbytjen ia faturojnë shkarkimeve të HEC-eve dhe jo shiut.
"Këto përmbytje vijnë nga Hidrocentrali dhe jo shiu. Interesimi i qeverisë është zero".
Deri më tani, në Shkodër ndodhen nën pushtetin e ujit 1959 hektarë tokë.
E njëjta situatë edhe në Laç, ku Monika Kryemadhi e LSI takoi banorët e përmbytur.
Banori: Hidrocentralet e krijojnë përmbytjen se i hapin portat pa kriter. Ata i hapin portat veç kur kalon uji mbi argjinaturë për të ruajtur veten dhe na mbysin ne këtej.
Kryemadhi: Dmth këtu përveç HEC-it që ka krijuar prurje të mëdha uji, ka dhe reshje të shumta. Hidrovoret a punojnë apo jo?
Banori: Kjo pjesë nuk ka të bëjë me hidrovoret, sepse kjo është me derdhje të lirë. Këtu kemi lumin e Matit dhe këtu të gjithë janë prurje nga HEC. Nëse do të hapeshin para 3 ditësh dhe hapja e portave të ishte e kontrolluar ne nuk do të ishim përmbytur kurrë këtu.
Kryemadhi: Ka një problem me thënë të drejtën, sepse meteorologët kanë ditë që e paralajmërojnë që do të ketë shira të mëdha, e prandaj shërbejnë dhe institucionet specifike, kordinim e kësaj që të mos ketë probleme, hapjen e digave të kontrolluara që të mos kemi probleme me digat. Mungesa e menaxhimit.
Banori: Në këtë territor unë nuk jam anonim, unë jam i regjistruar në të gjitha instancat. Dhe të gjithë e dinë se ku e kam vreshtin. Këto duhet të më kishin bërë një telefon dhe të me thonin se kjo ësjhtë një fermë prej 30 vitesh investime. Duke e ditur se këtu ka një fermë, duhet të njoftojnë. Këtu janë rreth 10 hektarë tokë të përmbytura totalisht. Vetëm Zoti e bëftë mirë. Veç të marrim ato lecka që kanë mbetur pa lagë e të ikim.
Kryemadhi: Është një problem shumë i madh dhe siç e the dhe ti që nuk jam njeri anonim dhe kujdesi është jo vetëm për ty që është taksapagues dhe mban njerëz në punë. Ti je një njeri që krenohet shteti me ty dhe ndihma nga shteti ka qenë 0.
Banori: Këtu në fermën time kanë ardhur të gjithë ministrat e bujqësive dhe janë krenuar për punën që kam bërë. Këtu ka qenë një tokë jo prodhuese dhe e kam kthyer në këtë që është sot. Në sezon punojnë edhe 40 vetë dhe sot ata janë të punë sepse unë nuk i mbaj dot më në punë, skam fuqi financiare. Investimi im i një jete. Na është bërë e mërzitshme dhe jeta. Kur shikon këtë investim dhe shkon kështu... para 2 vitesh kam bërë një investim, serë rrushi 1 hekrat rrush pa fara që më ka shkuar mbi 40 mijë euro. Ajo pjesë ka tani mbi 60 cm ujë që e shkatërron krejt.