Pas Shkodrës, ushtria zbarkon edhe në Lezhë për të asistuar për përmbytjet

Me kërkesë të autoriteteve vendore, në Lezhë kanë mbërritur forcat e ushtrisë për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave.

Ushtria është vendosur në qendër të qytetit dhe po qëndrojnë në gadishmëri për të ndërhyrë për çdo situatë që mund të paraqitet. Aktualisht vijojne reshjet e shiut, por ka një rënie të nivelit të ujerave në lumit Drin.

Më herët ushtria zbarkoi edhe në fshatin Obot të Shkodrës, ku lëvizja e banorëve është e pamundur për shkak të nivelit të ujit pa ndihmën e mjeteve të rënda të ushtrisë.