Përplasen dy makina në aksin Shkodër-Malësi e Madhe, plagosen drejtuesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2021, 19:28
Drejtuesit e dy mjeteve mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme teksa mjetet e tyre u përplasën më njëra-tjetrën.
Aksidenti u regjistrua në aksin Shkodër-Malësi e Madhe, në fshatin Shtoj.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore dhe burime për Ora News bëjnë me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.