BOOM: Veliaj nuk mban premtimin për tregjet e gjësë së gjallë, tregtarët ankohen
Ne vitin 2015, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, gjatë inspektimit në tregun e gjësë së gjalle në Baldushk, deklaroi se do të hapë tregje të tilla edhe në zonën e Ali Demit dhe të Kombinatit.
Veliaj: Ky është tregu ynë i katërt (Baldushk), pas 3 tregjeve që janë hapur në Tiranë. Ajo që do të pasojë është tregu në zonën e Ali Demit, në zonën e Kombinatit, si të ndihmojmë ata që prodhojnë Made in Tirana, ata që prodhojnë produkte lokale.
BOOM shkoi në zonën e Ali Demit, ku tregu i gjësë së gjallë nuk ekziston.
Qytetarët: Këtu nuk ka treg të gjësë së gjallë. Gjelat i blejmë në dyqan ose supermarkete. Këtu fshatarët shesin në rrugë.
Qytetarët: Veliaj i ka ëndrra premtimet, jo realitet. Ne vetë i blejmë gjelat në fshat te një i afërm.
Qytetarët: Ne duam një treg këtu që të ketë produkte cilësore. Të paktën ta dimë ku ta blejmë. Këtu çdo gjë shitet skandal.
Qytetarët: Këtu shitet në trotuar. Nëse e ka thënë Erioni, mbaroi ajo punë, e hap në Baldushk ai, një e hap në kufi me Elbasanin, është i madh shumë ai.
Tregtarët: Ne shesim në mënyrë të paligjshme, s’ka treg për ne këtu. E duam një treg që të shesim gjelat që i rrisim me mund. Nuk ka treg të gjësë së gjalle këtu, siç e bëri në Baldushk ta bëjë dhe këtu. Po ku e mban fjalën Veliaj?
BOOM vëzhgoi edhe në zonën e Kombinatit, por as aty nuk ka treg të gjësë së gjallë.
BOOM intervistoi edhe tregtarë që thonë se Bashkia nuk ka bërë asgjë për to.
Qytetarët: Jo këtu absolutisht nuk ka një treg të gjësë së gjallë. Nuk di gjë për treg. Ne i blejmë në dyqane ose në fushë.
Qytetarët: Këtu nuk ka treg. Thanë që do të bëhet, por nuk po e bëjnë. Këtu s'ka treg. Të paktën Veliaj të kishte bërë një treg për të gjithë.
Tregtarët: Po të na caktonte një vend aty, të na merrte taksën dhe të rrinin si rob.
Banorët duan që edhe ata një treg që të shesin produktet e tyre.