Pallati 5-katësh në Gjirokastër rrezikon të shembet nga shkarjet e dheut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2021, 18:17
Pas 3 vjetësh rishfaqen problemet në pallatin 5-katësh në lagjen "Punëtori" në Gjirokastër.
Sipas banorëve ka shkarje të tokës në pjesën e poshtme dhe çarje të betonit.
Prefekti i Gjirokastrës Odise Kote, strukturat dhe kryetari i bashkisë, Flamur Golemi kanë marrë shqetësimin e banorëve dhe ndodhen aty për të parë situatën së bashku me një inxhinier.

Janë rreth 15 familje që banojnë në këtë pallat 5-katësh pranë të cilit ka pasur rrëshqitje toke nga shirat e ditëve të fundit .
Rrëshqitja e dherave në Gjirokastër në fillim të vitit 2018 bëri që banorët të braktisin pallatin që rrezikonte të shembej.
Aso kohe, shkak për rrëshqitjen e dherave në lagjen 'Punëtore' u pretendua se janë bërë disa gërmime pranë një objekti dykatësh.