Demalia: Trump i sëmurë psikik në paranojë, karafil dhe mashtrues si Sudja
Analisti Ilir Demaliaj në një intervistë për Ora News u shpreh se Trump ka dështuar si President duke i bërë dëm Amerikës dhe shteteve të tjera.
Ai tha se turma u frymëzua nga deklarata e presidenti Trump për të shkuar kundër institucioneve shtetërore.
Demalia: Ka një dështim total të Sigurisë kombëtare, pra të qeverisë dhe presidentit. Por këtu fatmirësisht këtu pushtetet janë të ndara dhe kur presidenti luan mendsh, se tani e kanë futur në bunker, u dha ardhur nga zv. Presidenti Pence që të dilte Garda Kombëtare. Lënia në një mënyrë të tillë e Senatit, kur disa redneck u futën në Senat, gjë e cila nuk ka ndodhur qysh nga viti 1812. Këta dolën dhe i thanë turmës që të shkojë kundër institucioneve të shtetit.
Këtu mbyllet e gjitha, edhe sikur të kishte bërë gjithë të mirat ky monstër. Të gjitha ato media që etiketohen si të majta kishin të drejtë dhe çdokush që e mbështet këtë njeri të çmendur e ka gabim. Ai është i sëmurë i rëndë psikik, e ka thënë mbesa e tij, e cila është psikoanaliste. Trump donte të pezullonte gjykatën për gjendje të jashtëzakonshme me ligjin marshall, dhe mendonte se mund të digjej Senati, mendonte se mund të vriteshin njerëz aty. Është turp për çdo njeri që mbështet Trumpin.
Demalia shtoi se Trump është në paranojë dhe në gjendje shumë të rëndë, ku të gjithë këshilltarët po i largohen.
Demalia: Ky njeri i ka bërë një dëm shumë të madh SHBA-së dhe ka bërë marrëdhënie me shtete të huaja. Ky është në paranojë. Edhe sikur të ishin vjedhur 7 milionë vota, gjë e cila nuk ndodh, do të ishte ngritur gjithë Amerika, jo 30 mijë veta. Ky është njeri në gjendje shumë të rëndë, ku të gjithë këshilltarët po i largohen. Tani çdo gjë komandon zv. Presidenti Pence, por kjo do të jetë një njollë turpi për demokracinë e SHBA-ve. Por kur vjen puna për shembjen e kushtetutës së SHBA-ve, ata nuk të falin. Trumpi është karafil dhe mashtrues si Sudja. Do i dalin mashtrimet me bizneset.