Si u përgjigj policia në protestën e djeshme dhe në protestën e Black Live Matters...?
Qindra përkrahës të Presidentit Trump kanë shkaktuar traziara ditën e djeshme në Kapitol, duke thyer dritare dhe duke përdorur dhunë, ndërkohë politikanë dhe aktivistë të ndryshëm kanë bërë krahasimet midis protestës së zhvilluar ditën e mërkurë dhe protestës së vitit të kaluar BlackLivesMatter.
Vdekja e George Floyd, një personi me ngjyrë që vdiq pasi një oficer policie i shtypi qafën me gjurin e tij në maj të 2020, shkaktoi protesta të shumta. Në shumë qytete, përfshirë edhe kryeqytetin policia i largoi protestuesit me gaz lotsjellës, dhunë dhe arrestime.
Protesta e së mërkurës ishte shumë ndryshe nga viti i kaluar. Rrjeti Global Black Lives Matters,, një organizatë që mbron të drejtat e personave me ngjyrë , e përshkroi protestën e djeshme si "grusht shteti."
Grupi tha se ishte më shumë një shembull i hipokrizisë në reagimin e zbatimit të ligjit të vendit tonë për të protestuar.
"Kur ne protestuam për jetën tonë trupat e Gardës Kombëtare na larguan me armë, mburoja, gaz lotsjellës dhe helmeta beteje," tha grupi në një deklaratë. "Nëse dje protestuesit do të ishin të zinj, do të ishin larguar me gaz, do të ishin goditur dhe ndoshta qëlluar," shkruan CNN.
Qindra protestues sulmuan Kapitolin të mërkurën dhe mbushën shkallët e ndërtesës. Gazi lotsjellës u hodh, por nuk ishte e qartë nëse u hodh nga protestuesit apo nga policia.