"Vëlla po nisem për Turqi, më shkruaj nëse...", Trebicka tregon mesazhin e fundit të Prodanit: Jemi të shokuar
Ikja e parakohshme nga jeta e kantautorit të njohur shqiptar Kujtim Prodani ka lënë një dhimbje të madhe te miqtë e tij.
Këngëtari, Ardian Trebicka, në një lidhje telefonike për Ora News tha se janë ende të shokuar nga lajmi i vdekjes së tij.
Trebicka: Ngushëllime të gjithë miqve dhe familjarëve.Jemi shumë të shokuar nga kjo ngjarje, Kujtimi ka qenë mik i të gjithëve, Kujtimi ka qenë një personalitet i muzikës shqiptare. Për fat të keq gjithçka u pre në mes.
Ai rrëfeu edhe komunikimin e fundit më të mesditën e sotme, ku tregoi se i kishte shkruar mesazh që do të ikte drejt Turqisë për mjekim të specia,lizuar.
Prodani: Hera e fundit që jemi takuar personalisht ka qenë para 12 ditësh, kalonim shumë orë sëbashku, ishte nga miqtë e mi të afërt.Komunimi i fundit ka qenë në orën 1 pa 25, kur do të nisej për në Turqi. Sesi ka shkruajtur nuk e di por më shkruajti.
Fjalët e fundit të tij, tregon Trebicka, ishin.
"Vëlla po nisem për Turqi. Mos më shkruaj. Nëse .... (do të shpëtoj) do më shkruash".
Trebicka tregon më tej se Prodani kishte disa lëvizje të vogla të diabetit të cilat i mbante në kontroll me stërvitje.
Trebicka: Kishte disa lëvizje të vogla diabeti të cilat i mbante në kontroll me stërvitje, vraponim çdo ditë nga Liqeni. Fati i keq i mikut tim dhe mikut të gjithëve.
Trebicka foli edhe për projektet muzikore të mbetura pezull të mikut të tij dhe kantautorit të njohur Kujtim Prodani.
Trebicka: Çdo projekt që niste Kujtimi kisha fatin e mirë që ta dëgjoja unë. Patjetër që kishim projekte të dy. Sapo mbaroi një projekt dhe do të riniste një të dytë, ku kishte planet e tij. Më tha do të bëj diçka të re që ta kemi të dy, por kjo është jeta...