Rritje e madhe e kurbës së Covid-19, shënohen 11 viktima në 24 orët e fundit
Rreziku i përhapjes së koronavirusit pas ditëve festive ka detyruar autoritetet shëndetësore të shtojnë numrin e testimeve për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit.
Në 24 orët e fundit janë testuar 3 mijë e 424 persona, numri më i lartë ky që prej nisjes së pandemisë, ndërsa janë identifikuar pozitiv 660 prej tyre.
Përveç Tiranës ku u regjistruan 241 raste ditore, të larta infektimet ishin edhe në Sarandë e Durrës konkretisht me 44 dhe 36 raste të reja.
Të martën Ministria e Shëndetësisë raportoi për 11 viktima. Pacientët e moshave 44 deri në 84 vjeç nuk ja dolën të fitonin përballjen me virusin sars-cov-2.
Në spitalet Covid po trajtohen 287 pacientë nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar dhe ndodhen në terapi intensive.
Duke nisur nga 5 janari, rikthehen kufizimet e vjetra, çka do të thotë se lëvizja e qytetarëve dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve ndalohet në orën 22:00 të çdo mbrëmjeje deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Ekspertët e shëndetit bëjnë thirrje për respektimin e masave anti-Covid siç janë mbajtja e maskës, distancës dhe higjiena.
COVID-19 – Statistika (05 Janar 2021)
Raste të reja ditore 660
Të shëruar në 24 orë 555
Të shtruar në spitale 287
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 3,424
Testime totale 272,807
Raste pozitive 60,283
Raste të shëruara 35,551
Raste Aktive 23,522
Humbje jete 1210
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13650
Fier 1687
Shkodër 1330
Durrës 1190
Vlorë 955
Lezhë 925
Korçë 917
Elbasan 876
Berat 735
Gjirokastër 472
Kukës 399
Dibër 386