Tentoi të hynte në Greqi me pasaportë të falsifikuar, policia greke ndalon shtetasin turk
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2021, 11:46
Policia greke ka ndaluar Kakavijë një shtetas turk që tentoi të hynte në Greqi me pasaportë të falsifikuar. Sipas burimeve zyrtare të policisë helene shtetasi turk synonte kalimin në Gjermani nëpërmjet Greqisë.
Pasaporta dhe leja e tij e qëndrimit ishin të falsifikuara. Pas ndalimit të 45 vjeçarit ato u bllokuan në cilësinë e provës materiale.
Turku kaloi nga Shqipëria në drejtim të Greqisë ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar origjinën e dokumenteve të falsifikuara.