Krim i rëndë në familje, babai vret dy vajzat e mitura dhe veten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2021, 21:10
Një baba me një të shkuar të dhunshme, ka ndërmarrë një akt shumë të rëndë ndaj dy vajzave të tij të mitura të premten e shkuar.
Aaron D. Williams, 32 vjeç, nga Kolumbus të Ohio vrau me armë zjarri dy vajzat e tij t vogla në apartamentin e tyre në Far West Side.
Policia është njoftuar nga fqinjët që kanë dëgjuar të shtënat.
Të pajeta u gjetën Alyse 6 vjeç dhe Ava 9 vjeç. Gjithashtu edhe Aaron u gjet i pajetë, ndërkohë që nga hetimet thuhet se ka qëlluar veten me armën e zjarrit.
Williams ishte përballur edhe më parë me akuzat e dhunës në familje në shtator të 2018. Në atë kohë atij iu dha një dënim me kusht me tre ditë.
Një llogari është krijuar për të ndihmuar nënën e vajzave, Vanecia Shameer Kirkland, të paguajë shpenzimet e varrimit.
