Zbulohet rasti i parë me variantin e ri COVID në Nju Jork

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo njoftoi ditën e hënë, se Amerika ka zbuluar rastin e parë të variantit të ri të koronavirusit, që për herë të parë u shfaq në Britani.

Shfaqja e këtij virusi mbart shumë shqetësime përsa i përket kapaciteteve të spitaleve nëse ky virus  do të vazhdojë  të përhapet.

Andrew Cuomo  tha se një burrë në moshën  60- vjeçare, që banon në një qytet në veri të kryeqytetit Albany ka variantin e ri të virusit.

Personi në fjalë i cili po e merr veten,nuk kishte udhëtuar kohët e fundit,duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë vetëm për një  përhapje brenda komunitetit.

Nju Jorku ka kryer rreth 5,000 testime për llojin e ri të virusit dhe deri tani ka rezultuar vetëm një rast pozitiv.

 Cuomo u shpreh se nëse lloji i ri rrit shtrimet në spital dhe detyron disa zona të mbyllen, kjo do të sillte një ndryshim strategjie, raporton The Independent

Deri tani varianti i ri që përhapet me shpejtësi dhe është quajtur variant britanik, është zbuluar në Kolorado dhe Kaliforni.