India ndryshon mendim, miraton vaksinën anticovid
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2021, 18:29
India ka aprovuar zyrtarisht përdorimin emergjent të dy vaksinave anticovid dhe ka nisur përgatitjet për vaksinimin e popullatës.
Autoriteti Rregullator i barnave i dha dritën jeshile Astrazeneca dhe BioNTech.
Kryeministri Narendra Modi e quajti këtë vendim një pikë kthese vendimtare.
India po planifikon të vaksinojë rreth 300 milionë banorë këtë vit. Ajo është vendi i dytë me numrin më të lartë të të infektuarve në botë, me më shumë se 10.3 milion raste të konfirmuara. Më shumë se 150 mijë njerëz kanë vdekur.
Të shtunën India zhvilloi një seancë stërvitore për më shumë se 90 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor për injektimet e vaksinave.