Koreja e Jugut regjistron 1000 viktima nga Covid prej fillimit të pandemisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2021, 09:27
Numri i vdekjeve nga Covid në Korenë e Jugut ka kapërcyer 1.000 të martën ndërsa 26 viktima të reja u raportuan gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në vend
Koreja e Jugut aktualisht po përballet me një rritje të infektimeve nga virusi pasi vendi raportoi 715 raste gjatë 24 orëve të fundit, duke rritur numrin total të rasteve në 64,979, treguan të dhënat e fundit të ministrisë.
Që nga 15 dhjetori, infeksionet ditore të vendit mbetën midis 800 në mbi 1,200. Më 25 dhjetor, Koreja e Jugut regjistroi 1,241 raste, infeksionet më të larta ditore të raportuara që nga rasti i parë u raportua në vend. Vendi deri më tani ka raportuar gjithsej 64,979 raste me 1,007 vdekje dhe 46,172 të shëruar.