Covid në Greqi, 427 raste të reja dhe 54 viktima në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2021, 18:17
Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 427 raste të reja me koronavirus, ndërsa 54 pacientë kanë humbur jetën.
Sakaq 407 pacientë po trajtohen me intubim, ndërsa 82.1% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka kapur shifrën 140526, nga të cilat 52.3% janë burra.