Engel largohet nga Kongresi

Engel, do të mbahet mend si një përkrahës i fuqishëm dhe në menyre konsistente dhe konseguente për çlirimin e Kosovës dhe Pavarësine e saj.
Fatkeqësisht shqiptarët nuk kanë më një zë në mbrojtje të interesave të tyre në Kongresin Amerikan.

Por shqiptarët në datën 20.01.2021 do të kenë Presidentin e zgjedhur Joe Biden në White House, që gjithashtu ka qenë nje kontribues dhe luftëtar prej 35-vitesh për lirinë dhe Pavarësine e Kosovës në Senatin Amerikan dhe njeriu kryesor në Senat për ndalimin e makinerisë gjenocidale Serbe të kasapit të Ballkanit Millosheviç.

Presidenti Biden dhe John MacCain përpiluan rezoluten për ndalimin nëpërmjet sulmit ushtarak të forcave Amerikane për ndalimin e pastrimit etnik të kosovarëve nga Serbia.