Alarmi demografik/ Koreja e Jugut regjistron më shumë vdekje sa sa lindje
Koreja e Jugut po përballet me sfida të mëdha demografike. Për herë të parë në histori, vendi regjistroi më shumë vdekje sesa lindje në vitin 2020.
Si rezultat i kësaj, popullata po plaket shpejt dhe qeveria, pavarësisht përpjekjeve të veta më të mira, duket se nuk ka përgjigje.
Për herë të parë në histori, Koreja e Jugut regjistroi më shumë vdekje sesa lindje në vitin 2020, gjë që ngre alarmin për vendin që ka tashmë normën më të ulët të lindjeve në botë.
Vetëm 275,800 foshnje kanë lindur vitin e kaluar - 10% më pak se në vitin 2019. Ndërsa rreth 307,764 njerëz kanë vdekur.
Qeveria e Koresë së Jugut po ndjek një paketë politike më gjithëpërfshirëse që synon të ulë disa nga barrierat për lindjen e fëmijëve. Presidenti Moon Jae-in miratoi muajin e kaluar paketa mbështetëse me para për familjet. Sipas skemës, nga viti 2022, çdo fëmijë i lindur do të marrë rreth 1,800 dollarë dhe nga 270 dollarë çdo muaj, derisa të bëhet një vjeç.
Analistët thonë se rënia e popullsisë vë barrë të madhe mbi një vend. Për shumë koreano-jugorë të rinj, edhe martesa është ekonomikisht e pamundur sot, për shkak të faktorëve si kostot e larta të shtëpive dhe papunësia te të rinjtë, edhe mes atyre që kanë mbaruar universitetin.
Përveç presionit të shtuar mbi shpenzimet publike, pasi kërkesat për sistemet e kujdesit shëndetësor dhe pensionet rriten, rënia e popullsisë së re gjithashtu çon në mungesë të fuqisë punëtore - gjë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi.