"Nuk bëhet fjalë për festë" Familja Shullazi në Kurbin pret ndërrimin e viteve në çadër

"Nuk bëhet fjalë për festë" Familja Shullazi

Në familjen Murati me 6 anëtarë në Shullaz të Kurbinit, nuk do të ketë festë për ndërrimin e viteve.

“ Nuk bëhet fjalë për festë.”

Ata jetojnë prej më shumë se një viti në çadër, pasi shtëpia e tyre u dëmtua nga tërmeti, por ende nuk ka asnjë sinjal për rindërtimin.

“Shtëpia ime është dëmtuar nga tërmeti. Bashkia dhe komuna administrative më patën njoftuar për ta rindërtuar, sepse shtëpia më ka dalë për shembje.”

Kryefamiljari, Tahir Murati ka humbur shpresat se diçka do të ndryshojë.

“Nga ky shtet i kam të humbura të gjitha shpresat.”

Edhe çadra në të cilën janë ka nisur duke u dëmtuar, dhe nuk dihet nëse do kalojë edhe këtë dimër të ftohtë.

“Edhe çadra po na shtrembërohet nga era dhe nga shiu.”

Për muajin dhjetor kjo familje nuk ka marrë ende bonusin e qirasë dhe as ndihmën ekonomike. Në kushtet e varfërisë tryeza e natës së ndërrimit të viteve do të jetë bosh.

“Bukë me qepë dhe fasule, çfarë të kemi. Festohet festa në çadër. Ku të marrim?”

Në situatë të ngjashme janë dhjetëra familje në fshatrat e Kurbinit, ndërsa rindërtimi i banesave individuale të dëmtuara duket ende larg.

Vendi Lajme Lajmi i fundit kurbin cader Aktualitet familja murati viti i ri

EMISIONET