Zjarri u përfshin banesën, asfiksohen çifti i bashkëshortëve në kryeqytet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2021, 16:20
Një çift bashkëshortësh mbetën të asfiksuar nga tymi në kryeqytet teksa banesa e tyre u përfshi nga zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:31 të pasdites së sotme, 1 janar 2021, në rrugën “Naim Frashëri”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M.H.
Si pasojë janë asfiksuar nga tymi duke shfaqur probleme me frymëmarrjen shtetasi M.H dhe bashkëshortja e tij L.H.,të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.