Mirësevjen 2021! RTV Ora e Ora News ju uron: Gëzuar!
Shqipëria ndahet nga një vit i vështirë dhe pret Vitin e Ri me shpresë për më mirë. Ndryshe nga vitet e tjera këtë herë, tryezat festive ishin të vogla dhe shumica e shqiptarëve i festoi ato në shtëpitë e tyre me familjen e vogël.
Viti 2020 ishte një vit i vështirë. Për shkak të pandemisë së koronavirusit na u desht të ndryshojmë stilin e jetesës, në tryezat festive të shqiptarëve munguan të afërmit që jetojnë jashtë. Urimi i tyre erdhi vetëm përmes telefonave.
As në Tiranë dhe në asnjë qytet nuk pati qytetarë që të dilnin në shesh për të festuar, duke shijuar spektaklin e fishekzjarreve nga ballkonet apo dritaret e tyre të shtëpive.
As shkëlqimi i fishekzjarreve nuk ishte si në vitet e kaluara, ndoshta ndikuar edhe nga shiu.
Stafi i RTV Ora dhe Ora News ju urojnë Gëzuar 2021!