U rrëzua ndërsa rregullonte çatinë e shtëpisë, humb jetën pedagogu i "Fan Nolit"

Profesori i Universitetit "Fan Noli",  Dioni Tushe, ka humbur jetën ditën e djeshme në mënyrë aksidentale.

49-vjeçari ka qenë duke bërë rregullime në çatinë e banesës ku dhe është rrëzuar.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë.

Dioni Tushe ishte dhe drejtori i shkollës jopublike greke në Korçë.