“Nuk kisha për qëllim ti vrisja. Më ofenduan...” del dëshmia e Përparim Ademit: Me Zhanetën kisha lidhje paralele

Detaje te reja janë zbardhur nga dëshmia në polici e Përparim Ademit, autorit të vrasjes së dy motrave të “Astiri” dje.

Mësohet se Ademi ka thënë se nuk ka pasur për qëllim që të vrasë Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin me automatik, por në momentin që ka shkuar për të sqaruar situatën ato e kanë ofenduar.

59 vjeçari ka thënë se me Zhaneta Metanin, 45 vjeç kishte një lidhje paralele, pasi ai ishte i martuar. Kohët e fundit mes tyre ka pasur një distancim të ndjeshëm, ndërsa ai dyshonte se ajo kishte një lidhje tjetër.

Ndaj dhe në gjaknxehtësi i ka qëlluar me armë.

Në banesën në zonën e Astirit ku u vranë dy motrat policia ka mundur të gjejë 26 gëshoja fishekësh kallashnikov.

Pas vrasjes 59 vjeçari është larguar në këmbë nga skena e krimit teksa është kapur dy orë më pas në zonën e Vasil Shantos në kryeqytet

Tashmë Ademi do të përballet me akuzën për vrasje dhe për largim nga skena e krimit. Po ashtu nën akuzë është dhe një i afërm i tij me akuzën për moskallëzim krimi.

Përparim Ademi qëlloi për vdekje dy motrat ditën e djeshme në banesën e tyre në zonën e Astirit në Tiranë. E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të djalit të mitur të Zhaneta Metanit.

Lexo edhe: Tronditet Tirana: 59 vjeçari vret dy motra në sy të fëmijëve, ngjarja tek “Astiri”