Detaje të reja nga vrasja te “5 maji”, kunetërit s’kishin pasur kurrë konflikte më parë
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë te rruga “5 maj” në kryeqytet, ku një 34 vjeçar ka qëlluar për vdekje kunatin e tij.
Mësohet se autori Klajdi Shundi dhe kunati i tij Vladimir Zvezhda që ka mbetur i vrarë me thikë, nuk kanë pasur kurrë konflikte me njëri-tjetrin më parë. Gjithçka ka nisur pas një konflikti të çastit, debat që ka precipituar deri në ndërmarrjen e aktit të rëndë nga 34 vjeçari.
Vrasja dyshohet se ka ndodhur nën efektin e alkoolit. Shundi e ka qëlluar Zvezhdën me thikë në qafë, i cili si pasojë e plagës ka ndërruar jetë në spital.
Zvezhda e kishte ftuar në banesën e tij Shundin, të cilin e kishte vëllanë e bashkëshortes.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 maji” në kryeqytet në orën 3:45 të mëngjesit të 1 janarit.
Shundi nuk është marrë ende në pyetje nga policia pasi është ende në gjendje të dehur.
Lexo edhe: Përgjaket mëngjesi i 1 janarit, 34 vjeçari vret me thikë kunatin