Mirëseerdhët Ajla dhe Meri! Dy fëmijët e parë të 2021

Meri dha Ajla janë dy bebet e para për vitin 2021 në Tiranë.

Ato kanë lindur në minutën e parë të këtij viti, në maternitetin “Koço Glozheni” dhe një në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Babi i njërës prej vajzave e konsideron ardhjen në jetë të saj si një bekim për vitin 2021.

“Është mrekulli. 2021 mbarë për të gjithë shqiptarët.”

Mjekët që priten lindjen e parë për 2021 thonë se si foshnjet edhe nënat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Foshnja e parë është e seksit femër që lindi në 00:01 në martenitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe gëzon shëndet të plotë. Brenda 9 minutave të para lindën edhe dy foshnje të tjera. Pra tre lindje, të treja seksi femër.”

Në 9 minutat e para të viti të ri, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” erdhën në jetë tre bebe.

Mëngjesin e 1 janarit, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, vizituan ambientet e materniteti “Koço Glozheni”, ku bashkë me urimet shpërndanë edhe bonusin, për të gjithë bebet e sapolindura.

“Ky është vit shumë i mbarë se ka ardhur një seri gocash.”

Në vitin 2020 bebet e parë në tiranë ishin një vajzë dhe një djalë, në dy materniteti e kryeqytetit.