Familja Basha zgjedh një foto familjare për të uruar shqiptarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2020, 20:08
Një foto familjare për të uruar natën e ndërrimit të viteve.
Kreu i opozitës me bashkëshorten Aurela dhe vajzat Dafina dhe Viktoria janë në një atmosferë festive në shtëpinë e tyre.
Këtë anë të pazakontë të zotit Basha e ka bërë publike, bashkëshortja Aurela, në një postim në rrjetet sociale.
Që kur është rikthyer në instagram, Aurela po tregon shpesh anën e panjohur të Bashës, jashtë zyrës dhe detyrave të opozitës.
“Ju urojmë nga zemra gjithë familjeve shqiptare një vit të Ri plot shëndet, mbarësi dhe mirësi”, shkruan Aurela Basha në foton e postuar në Instagram.
