“Ju faleminderit!” Ora News dhe shqiptarët u sjellin buzëqeshjen familjes në Elbasan e Vlorë
“Ju faleminderit!” Ora News dhe shqiptarët u sjellin buzëqeshjen familjes në Elbasan e Vlorë
Familja nga Elbasani do të mund të kalojë Vitin e Ri me drita të lidhura. Pas sensibilizimit që u bë në Ora News, me familjen Alihysa janë solidarizuar shumë qytetarë.
Nëna Enkeleda nuk i mban dot lotët kur mëson se energjia elektrike pa të cilën kishin jetuar 3 muaj, do të kthehet pikërisht më 31 dhjetor.
Ka vetëm falenderime për ata qytetarë të cilët u solidarizuan duke i mbushur shtëpinë me dhurata për fëmijët edhe me ushqime dhe me para.
“Faleminderit shumë Ora News që më ndihmuar dhe qytetarët që më bënë dhurata, dhe ushqime, dhe shumë shqiptarë nga jashtë. Shumë shumë faleminderit”
Edhe në familjen, e Mariglen Memës në Vlorës Ora News solli buzëqeshjen. Shumë qytetarë janë solidarizuar për të ndihmuar familjen me ushqime.