"Shqiptarët i presin sfida jo të lehta" Presidenti Meta takon Enver Hoxhajn
Presidenti Meta ka pritur ditën e sotme në një takim kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhajn.
Kreu i shtetit ka shkruar se shqiptarët i presin sfida të reja dhe jo të lehta në vitin e ardhshëm, ndërkohë që ka kërkuar më shumë unitet dhe kujdes për qëndrimet tona.
"Kënaqësi të prisja sot në një takim, Kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, z.Enver Hoxhaj dhe delegacionin, që e shoqëronte.
Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në rajon i presin sfida të reja dhe jo të lehta, në Vitin e Ri, që po vjen. Duhet të jemi në unitet, të kujdesshëm dhe të tregojmë mençuri në qëndrimet tona për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat, në të mirë të interesit kombëtar, progresit, begatisë dhe së ardhmes sonë të përbashkët evropiane", shkruan Meta.