Tërmeti në Kroaci, momenti kur një fëmijë nxirret nga makina e bllokuar nën rrënoja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2020, 15:15
Një tërmet i fuqishëm me një magnitudë 6.4 të shkallës rihter ka goditur Kroacinë duke sheshuar me qindra ndërtesa ndërsa është regjistruar dhe viktima e parë një vajzë 12 vjeçare.
Epiqendra e tërmetit, i cili tronditi Kroacinë rreth orës 12.20, ishte 46 kilometra nga Zagrebi dhe nëntë kilometra në perëndim, në jugperëndim të Sisak në zonën e Petrinja, njoftoi EMSC.
Në pamjet e postuara shihet sesi është nxjerrë nga rrënojat në fëmijë i vogël i cili kishte mbetur i bllokuar brenda në një makinë.