Punonjësit në shtëpinë e të moshuarve në Gjermani morën gabimisht pesëfishin e dozës kundër COVID-19

Tetë punonjësve të një shtëpie të moshuarish në Gjermani iu injektua gabimisht pesëfishi i vaksinës anticovid shkruan gazeta gjermane ‘Bild’

Katër prej tyre po vëzhgohen në spital si një masë paraprake, pasi kishin shqaqur simptoma të gripit të lehtë menjëherë pas.

Biontech ka bërë të ditur se, në fazën eksperimentale, ajo ka administruar doza më të larta, pa pasoja serioze.