Pas problemeve tregtare me Kinën, ekonomia australiane pëson rënie drastike

Ekonomia australiane ka pësuar rënie nga tensionet tregëtare me Kinën dhe është e mundur që "mos kthehet" më në nivelet e saj para virusit edhe kur pandemia të mbarojë, sipas firmës kërkimore Capital Economics.

Kina është partneri më i madh tregëtar i Australisë, duke zënë 39.4% të eksporteve dhe 17.6% të eksporteve, midis 2019 dhe 2020.

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) në Australi mund të tkurret edhe më shumë nëse Pekini vazhdon të vendosë tarifa  për më shumë importe australiane, tha ekonomisti Marcel Thieliant  javën e kaluar.

 Mallrat dhe shërbimet që janë tashmë në "vijën e zjarrit" vlejnë pothuajse një të katërtën e eksporteve të Australisë në Kinë, duke formuar 1.8% të prodhimit të saj ekonomik.

"Por, kjo shifër mund të rritet në 2.8% të PBB nëse Kina synon produktete e tjera për të cilat nuk varet shumë nga importet australiane," tha Thieliant.

Marrëdhëniet midis Kinës dhe Australisë u acaruan kur në fillim të vitit Australia mbështeti një thirrje për hetim ndërkombëtar mbi shpërthimin e pandemisë në Kinë.