Çobani: Franca ka porositur 200 mln vaksina, mbulohen të gjitha shpenzimet e pacientëve Covid
I ftuar në Ora News, gazetari Genci Çobani u shpreh se qeveria franceze ka porositur rreth 200 milionë vaksina dhe kjo është një temë që ha debat pasi është një shifër rreth 4 mld dollarë.
Ai tha se në Francë ka një sistem shëndetësor që mbulon 100% të shpenzimeve të pacientëve.
Çobani: Qeveria Franceze ka porositur rreth 200 milionë vaksina dhe kjo është një temë që ha debat pasi është një shifër rreth 4 mld dollarë. Kjo është një shifër shumë e madhe dhe sipas sondazheve 56% të francezëve pohojnë se nuk duan të vaksinohen. Kjo pasi ka pasur influencim nga teoricienët e konspiracionit. Sigurisht janë duke u bërë edhe fushata të mëdha sensibilizimi për vaksinimin. Ka disa efekte të lehta anësore, por që nuk janë aspak të rrezikshme, ashtu si çdo vaksinë tjetër.
Në Francë ka një sistem shëndetësor që mbulon 100% të shpenzimeve të pacientëve. Nëse sëmuresh nga korona, shpenzimet spitalore dhe mos vajtja në punë mbulohet e gjitha nga sigurimet shoqërore nga shteti. Vetëm nga korona deficiti i këtyre sigurimeve ka shkuar në rreth 400 milionë euro.
Ndërsa referuar çështjes së zgjerimit në det nga ana e Greqisë, Çobani theksoi se duhet të flasin specialistët, por nëse ka dhënie territoresh, atëherë është tradhti.
Çobani: Për çështjen e detit duhet të flasin specialistët, por nëse japim territor nga ai që është përcaktuar, atëherë sigurisht që është një tradhti. Ne kemi një sëmundje zgjedhjesh ku fushata fillon 6 muaj para dhe zgjat 6 muaj pas, me kontestime dhe pakënaqësi. Ne si shqiptarë do t'i fitojmë këto zgjedhje kur t'i konsiderojmë zgjedhjet si të zakonshme që fillojnë si puna të hënën dhe mbarojnë të premten. Kjo është një atmosferë e elektrizuar dhe me akuza, çka nuk i shërben vendit. Kjo situata e pandemisë na ka hequr mundësinë që edhe të kishim ndonjë investim elektoral apo ndonjë inaugurim, por edhe kodi zgjedhor e ka hequr këtë mundësi mesa di.