Covid në Greqi: Regjistrohen 476 raste të reja dhe 66 viktima në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 476  raste të reja me koronavirus, ndërsa 66  pacientë kanë humbur jetën.  

Sakaq 467 pacientë po trajtohen me intubim, ndërsa 80.5% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese  ose janë të moshës 70 vjeç e lart.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve 135931, nga të cilat  52.4% janë burra.