Luftë prej ditësh me Covid-19, humb jetën një tjetër mjek
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2020, 12:34
Një tjetër mjek në qytetin e Elbasanit ka humbur jetën nga koronavirusi.
Dr. Sali Baco neuropsikiatër, paraprakisht ishte shkruar prej disa ditësh në spitalin Covid 2.
Baco ka ushtruar detyrën e drejtorit të Spitalit Psikiatrik dhe më pas drejtor i Shëndetit Publik. Nga viti 1998, ai ka qenë në pozicionin e nëndrejtorit të Spitalit Rajonal dhe njëkohësisht shef i Poliklinikës deri në vitin 2005.