Koshat e mbeturinave, problem i zakonshëm në këto lagje të Tiranës
Në lagje të ndryshme të kryeqytetit si Don Bosko apo Astir koshat e mbeturinave janë të tejmbushur, gjë që sjell shqetësim tek qytetarët
Banorë të Tiranës akuzojnë bashkinë për papërgjeshmëri.
Banorja: Bashkia duhet të pastrojë, të rregullojë rrugët që janë plehrat nëpër këmbë që nuk dalim dot te dera. Se për atë është vënë.
Banori: Kam të drejtë të jetoj në ajër të pastër, detyrë numër 1.
Thonë se kjo situatë është e përsëritur
Banori: Mbrapa shtëpisë janë shumë problem aty. Edhe corona është
Banorja: Kohë virusi jemi, maskat po i mbajmë, por kot që po i mbajmë.
Banori: Papastërti e madhe, shumë keq.
Era dhe pisllëku që krijojnë kontejnerët e pa pastruar janë një problem që duket se nga bashkia e Tiranës ende nuk është evidentuar, pasi në gjithë këto vite nuk ka ndonjë reagim për ndryshimin e situatës, pavarësisht se në këtë periudhë higjiena duhet të jetë primare për shkak të pandemisë së Covid 19.