Urimet për Krishtlindje,vëmendjen kryesore të liderëve botërorë e merr pandemia e Covidit
Urimet për Krishtlindjen kanë ardhur nga të gjithë liderët e rëndësishëm botëror, ku në fokus është pandemia e Koronavirusit. Më së miri, mesazhin e përbotshëm e përbledh edhe kryepeshkopi i Canterburyt, ku tha se pavarësisht një viti testimi, "errësira ende nuk e ka kapërcyer dritën".
Vëmendjen kryesore në urimet e liderëve të vendeve më të fuqishme të botës, e mori pandemia e Koronavirusit.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe zonja e parë Melania, shpërndanë në Twitter një video për uruar të gjithë amerikanët Gëzuar Krishtlindjen.
Edhe presidenti i zgjdhur amerikan Joe Biden preferoi të shpërndante një video për t’i uruar amerikanët për Krishtlindje.
Ajo që binte në sy, në shumicën e mesazheve, ishte thirrja për forcë e bashkëpunim për t’ia dalë pandemisë që ka kapluar krejt botën. Të njëjtën thirrje bëri edhe Papa Francesku, dhe kryepeshkopi i Canterbury duke thënë se pavarësisht një viti testimi, "errësira ende nuk e ka kapërcyer dritën".
Edhe kancelarja e presidenti gjerman kanë uruar qytetarët për Krishtlindje sa më të gëzueshme, ndërsa më herët u kanë bërë thirrje që të tregohen të kujdesshëm me vizitat për shkak të pandemisë.
Urimet nuk kanë munguar edhe nga familja mbretërore angleze. Çiftet mbretërore Elisabeta dhe Filipi, Çarlsi dhe Kamila, Ëilliami dhe Katei si dhe Harry dhe Meghan Markle, I janë drejtuar secili me mesazhet e tyre nënshtetasve të kurorës mbretërore.
Mesazhe për festë të gëzueshme Krishtlindjesh kanë ardhur edhe nga drejtuesit politik të vendeve me shumicë myslimane.