Ministria e Shëndetësisë publikon raportet, shënohen 9 viktima, rritet numri i të shëruarve

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit në lidhje me situatën pandemike.

Mësohet se 9 pacientë nuk kanë arritur të fitojnë betejën me Covid-19.

Ndërkohë që raportohen që 514 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e tyre që prej fillimit të pandemisë në 30.790.

Sakaq janë 553 raste të reja dhe në 24 orë janë kryer 2184 testime.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm, ku aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Viktimat janë të moshave nga 52 deri në 81 vjeç.

COVID-19 – Statistika (25 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 553
Të shëruar në 24 orë 514
Të shtruar në spitale 309
Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 2184

Testime totale 249,635
Raste pozitive 55,380
Raste të shëruara 30,790
Raste Aktive 23,456
Humbje jete 1134

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13156
Fier 1611
Shkodër 1329
Durrës 1264
Vlorë 1055
Korçë 978
Elbasan 917
Berat 871
Lezhë 883
Gjirokastër 525
Kukës 487
Dibër 380