Aksident në kryqëzimin problematik të Rrugës së Kombit, përplasen tri makina, 5 të plagosur

Një aksident i trefishtë u shënua këtë të premte në Kukës.

5 persona morën lëndime të lehta, ndërsa dëmet materiale ishin të mëdha sic tregojnë edhe këto pamje.

Aksidenti u shënua në në kryqëzimin e hyrje-daljes në Rrugën e Kombit dhe devijimin e rrugës për në Shishtavec.

Kjo njihet një nga nyjet më problematike.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin u bë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.