Arsenal eksplozivi dhe municionesh, ja çfarë gjeti policia në banesën e Josif Kavajës
Policia ka zbuluar një arsenal armësh dhe municionesh gjatë kontrollit të banesës së 45-vjeçarit Josif Kavaja në Elbasan.
Denoncimi që kishte marrë policia u konfirmua pasi policia gjeti armë e municione në banesën ku 45 vjecari jetonte i vetëm.
Policia bën me dije se ka gjetur granata, fishekë dhe kanabis.
"Si rezultat i kontrollit të banesës të kryer nga Grupi i Posaçëm Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, janë gjetur dhe sekuestruar 13500 fishekë model 56, një kuti me 70 fishekë pistolete 30 granta difesive, rreth 2 kilogram kanabis sattiva dhe një sasi me fara kanabis" njofton policia.
Më parë në momentin e arrestimit , policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën e zjarrit me të cilën ky shtetas qëlloi mbi policinë si dhe një sëpatë.
Kavaja u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm nga forcat RENEA.
Gjatë operacionit pati shkëmbim zjarri, ku Kavaja mbeti i plagosur në këmbë.
Ai është transportuar në spitalin e Elbasanit ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike.
Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia u vu në ndjekje të Josif Kavajës prej orës 16:00 të 24 dhjetorit pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të patrullës së Policisë.
Këta të fundit kishin shkuar të kontrollonin banesën e tij, pasi kishte pasur denoncime të banorëve se qëllonte me armë.
Përveç fundit pa fatalitet, historia e Josif Kavajës ishte thuajse identike me atë të Lefter Zhidrus, që u ekzekutua nga Forcat RENEA pasi terrorizoi Elbasanin duke qëlluar ndaj policisë, plot 3 muaj më parë.
71 vjeçari e kishte kthyer shtëpinë në një depo armatimesh dhe policia nuk i mori parasysh denoncimet e banorëve, ashtu në rastin e Josif Kavajës kur sërish ka hije dyshime


LEXO EDHE
Elbasan, RENEA arreston 45-vjeçarin që “luftoi” me policinë, u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit