KQZ kufizon show-n e qeverisë/ Ndalohet fushata me rindërtimin dhe legalizimet, deri në zgjedhje s'ka PPP
KQZ ka vendosur të ndalojë qeverinë dhe pushtetin vendor të bëjë shoë në media me rindërtimin, certifikatat e pronësisë apo me promovimin e investimeve të tjera. Vendimi ka hyrë në fuqi prej sot, ku saktësohet se do të jetë i vlefshëm dhe për rrjetet sociale.
Nga 25 dhjetori deri në ditën e zgjedhjeve teleshikuesit apo ndjekësit në rrjetet sociale nuk do të shohin me kryeministrin Rama duke u dhuruar qytetarëve çelësat e banesave të rindërtuara.
Qeveria e Edi Ramës, kryebashkiakët apo drejtuesit e institucioneve në varësi të kryeministrisë nuk do të mund të dalin as në media apo në rrjete sociale për të promovuar aktivitetet që kanë të bëjnë me rindërtimin apo dhënien e certifikatave të pronësisë.
Ky kufizim ishte dakordësuar në Këshillin Politik me PD dhe PS, me qëllimin që mazhoranca të mos përdorte burimet shtetërore dhe publike për qëllime fushate gjatë 2021.
Kufizimet për koncensionet Partneritet Publik Privat që Bylykbashi nuk ja arriti t’ja merrte Gjiknurit, anëtarët e opozitës në Komisionin e Rregullatorit arriten të binden kolegët e tyre të PS që 4 muaj para zgjedhjeve të mos jepen PPP-të që nuk janë parashikuar në buxhetin e 2021.
Gjithashtu për çdo aktivitet publik gjatë kësaj periudhe kyeministri Edi Rama duhet të njoftojë dhe të marrë leje nga KQZ, në rast të kundër do të gjobitet.
Masë administrative do të ketë edhe mediat nësë do të transmetojnë aktivitet që nuk lejohen sipas Kodit Zgjedhor.