Lako: Shkollat e muzikës duhet të jenë të fuqishme, po ranë këto do të bjerë edhe cilësia

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kantautori Bojken Lako u shpreh se në përgjithësi duhet që shkollat e muzikës të jenë të fuqishme, pasi po ranë këto institucione do të bjerë edhe cilësia e muzikës.

Lako: Cdo artist ka vlerë artistike nga zero deri në 10. Ndërsa portalet ngrenë personazhe dhe bëjnë zhurmë, por nuk ngrenë ata që janë underground.

Unë vij nga një shkollë profesionale muzikore. Me këtë nuk dua të them për ata që nuk kanë pasur shkolla, por në përgjithësi duhet që shkollat e muzikës të jenë të fuqishme. Po ranë këto institucione do të bjerë edhe cilësia e muzikës.