Ju flet Moska - Përshëndetja me grushtin e ngritur, simbol antifashist apo komunist

Përshëndetja me grushtin e ngritur, simbol antifashist apo komunist ishte tema e "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Spartak Braho gjatë një vizite në Pishkak të Librazhdit ka bërë një foto me grushtin ngritur. Ai ka pyetur edhe Ramën si i duket kjo foto. Braho i thotë se nuk beson se mund ta ngatërrojë dikush këtë nderim, pasi është nderim antifashit, gjë që e kishte dëgjuar nga Petro Marko. Ndërsa Rama i përgjigjet se ashtu është.

Ky nderim është përdorur vërtetë në luftën civile në Spanjë nga komunitët. Po ashtu është përdorur edhe nga komunistët shqiptarë. Ky është një nderim i lidhur me simbolin komunist, yllin e kuq.

Nëse Rama beson si Spartak Braho që është nderim vetëm antifashist, por jo komunist, pse nuk nderon me grusht? Pse nuk nderon me grusht para monumentit të pavarësisë? Apo ka frikë se i thonë ndonjë gjë ndërkombëtarët.