Batuta e Doçit: Mirditorët mund të bëjnë çdo mëkat për 3 ditë, janë të falur se i kanë zgjatur jetën Krishtin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2020, 21:55
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, poeti Agim Doçi u shpreh se Berisha ka lexuar libra më shumë se Biblioteka Kombëtare, por më trishtojnë autogolat e tij.
Doçi: Një mirditor, gozhdët me të cilët u kryqëzua Krishti i ka vjedhur, ai ka lënë amanet që 3 ditë në vit, mirditorët mund të bëjnë çfarë të duan, çdo mëkat dhe janë të falur se i kanë zgjatur jetën Krishtin.
Edhe pse kanë ikur nga pushteti, unë kam pirë kafe në SHQUP. Unë nuk dua t'i bie PD-së se e kam timen. Berisha ka lexuar libra më shumë se Biblioteka Kombëtare, por më trishtojnë autogolat e tij.