Këshilli Bashkiak i Kukësit rrit me 2% taksën për ndërtimet e reja

Këshilli Bashkiak i Kukësit vendosi në mbledhjen e tij të fundit për këtë vit rritjen e taksës për të gjitha ndërtimet e reja nga 4% deri në 6%. Kjo përkthehet në më shumë kosto për biznesin i cili po kalon një periudhë aspak të favorshme për shkak të pandemisë. Ndërtimi i aeroportit të Kukësit, pritet të sjellë në qytetin verior një zhvillim të sektorit të ndërtimit.

Granit Gjana: Kjo ka të bëjë me biznesin e ndërtimit dhe jo për individ. As për bizneset që ushtrojnë aktivitetin në qytetin e Kukësit. Por vetëm për ato firma ndërtimi të cilat mund të shprehin interesin.

Ndërkohë Këshilli Bashkiak ka miratuar dhe një taksë të përkohshëm për linjat ajrore dhe nëntokësore siç janë linjat e telefonisë, energjisë, apo internetit.