Tiranë, rruga 'Hamdi Cullhaj” është lënë në harresë me gropa dhe me baltë
Rruga ‘‘Hamdi Cullhaj” prej më shumë se 25 vitesh është lënë në harresë nga pushteti vendor dhe qendror. Me gropa dhe me baltë, kjo rrugë është kthyer në një shqetësim tepër të madh për banorët e kësaj lagjeje.
Banori: Ka 25 vjet kështu siç ka qenë, siç e sheh. Hidh ndonjëherë granil vetë, çakull këto gjëra përditë. Baltë e madhe. Ke frikë të vish në lagje. Fshatrat janë më të mira se kjo e ka kaluar fshatin. Në kohë me shi më keq.
Banorja: 20 vjet kam që kam ardhur unë këtu, kështu ka qenë kjo rrugë.
Situata bëhet akoma dhe më e vështirë kur ka reshje shiu për këmbësorët dhe për drejtuesit e mjeteve.
Banori: Beter, ja tani që nuk ka shi, po kur të ketë shi.
Shpresat për të vënë dorë mbi ndryshimin e kësaj situate i kanë vetëm në kohë fushate, sepse më pas askush nuk kujtohet më.
Banori: Premtime ka sa të duash.
Thirrja e tyre është e njëjta, shtrimi sa më parë i rrugës.
Banori: Premtimi është i njëjtë kur vijnë fushatat, pastaj më mbrapa, megjithatë duket premtimi
Banorja: Nuk do t'ia dijë njëri.
Bashkia e Tiranës duket se kohë më parë ka asfaltuar rrugën ‘‘Stath Melani”, por ka lënë rreth 1km rrugë në gjendje të mjerueshme.