Propaganda e Veliajt, Policia Bashkiake presion gazetarit të Ora News
Veliaj nuk mban premtimet për tregjet në çdo hyrje të Tiranës, një premtim ky i dhënë vite më parë.
Ora News si gjithnjë i kërkoi qëndrim kryebashkiakut, por edhe këtë herë si herë të tjera truproja nuk lë mediat ti afrohen Veliajt.
Ne pamundësi, Ora News vendosi të ndjek një ditë nga puna e Veliajt, kjo në pamundësi të njoftimit paraprak për të mësuar mbi takimet, por edhe këtu masat për distancën, jo atë të Covid nuk munguan.

Ne shenjë presioni makinat e Policisë Bashkiake qarkullojnë para gazetarit Ronaldo Sharka si një gardh më vete, madje nuk mungojnë as fotot e videot nga Policia Bashkiake.
Por nuk mungojnë as ndërhyrjet e personave të tjerë, ndoshta kuriozë, ndoshta presion....
Me sa duket pas heqjes së mbrojtjes nga Garda, kryeqytetasi përdor punonjësit e bashkisë për të mos lejuar median të kryej detyrën.