Vetëm njerëzit falso i japin vlera lajmeve falso
Kosova ka hyrë në një rreth vicioz krize që do të ketë pasoja të rënda për 10 vjetët e ardhshme. Po vërtetohet fatkeqësisht teza e fqinjëve tanë, se shqiptarët janë popull jo shtet-formues.
Për këtë gjendje në fillim shekullin e XXI, janë e gjithë klasa politike në Kosovë - Shqipëri. Në të dy anët e kufirit pas "lirisë" së pas 90, në Shqipëri dhe çlirimit të Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës qe drejtuan Aleancën e NATOS, ata që erdhën në fuqi, apo i prunë në fuqi, si në Shqipëri pluralizmin demo(n)shkërdhatokratik dhe "lirinë" e Kosovës me çlirimtarët e trajtuan vëndin popullin e tyre si plàckë tregu, me korrupsionin dhe lidhjet me krimin e trafiqeve dhe pastrimit të parasë se këtyre trafiqeve nëpërmjet politikës. Ky është thelbi që shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë janë në këtë krizë institucionale-demokratike dhe shtetit të së drejtës për një shoqëri demokratike.
Një ekonomi që funksionon mbi para krimi, korrupsioni dhe sundimi autokratik ku nuk mund të ketë zgjedhje të lira, me njerëz jo të lirë por skllevër të blerë nga krimi politik i cilit do krah, nuk mund të ketë as shoqëri civile, me llogari për zhvatje të reja korruptive, dhe as media të lirë.
Shoqëri që kapen për të dalë nga gjendja pas individëve duke i ngritur në qiell si shpëtimtare, gjë që shqiptarët e bëjnë në mënyre ciklike duke ricikluar të keqen më të vogël si të keqe më të madhe, tregon se i mungon lënda e parë si popull për të krijuar liri, shtet të së drejtës dhe demokraci liberale.
Këtë e tregon dhe gjëndja sot në të dy anët shqiptare. Mund ti biem buriave e lodrave sa te duam për Vjollca Osmanin apo për këdo, por do të sillemi në të njëjtën tallava si poezia romantike-patriotike që recitoi Vjollca në Tiranë.
Po flitet tashmë për marrëveshjen e shtatorit në Washington, kush ishte qëndrimi Osmanit?!!... Të pakët zëra që ishin kundër asaj "MARVESHJE" u mbytën nga zërat "filioamerican" dje komunistë te PPSH apo ish bashkëpunëtorë te Sigurimit që vazhdojnë me paturpsinë dhe pacipsinë nxjerrin jargët e shërbëtorit të radhës në ekrane, duke u treguar dhe injorantë, se as në një manual diplomatik nuk ka "marveshje" të nënshkruar në një "marveshje" me një firmë.
Aq injorante për mos thënë gjë tjetër u tregua politika e Kosovës së bashku me KM Rama që nxiste pas kuintave dhe punonte për këtë marrëveshje, sa nuk pritën të mbaronin zgjedhjet në Amerikë dhe pastaj të vepronin.
Sot të gjithë kanë kthyer faqen, pasi Administrata e Joe Biden me Zonjën Albright që do udhëheq politikën e Ballkanit Perëndimor, nuk e njeh këtë "marrëveshje" se nuk është marveshje, por një thikë mbas shpine e filio serbit Grenell me administratën Trump dhe të korruptuarit dhe dashnoret e Beogradit në Prishtinë e Tiranë, Tiranë e Prishtinë.
Duke pasur konformim me të pavërtetat që manipulohen me politik-median dhe media-politikën e parasë se krimit dhe korrupsionit politik, nuk ka raport me të vërtetën, nuk ka kriter për të vërtetën, nuk moral politik-mediatik shoqëror dhe vendi është kthyer në një Ferr ku të gjithë duan të largohen një orë e më parë. "Vetëm njerëzit falso i japin vlëre lajmeve falso " shkruan Oche Ortokpa.