Biontech: 6 javë për vaksinën kundër mutacionit të ri të Covid-19

Themeluesi i Biontech, Ugur Sahin, ka folur rreth vaksinës së re që po krijohet kundër mutacionit të ri të Koronavirusit të shfaqur fillimisht në Britaninë e Madhe.

Do të zgjasë rreth 6 javë”, është shprehur ai.

Deklarata ka ardhur gjatë prezantimit të vaksinës anti-Covid të Pfizer, e cila u autorizua të hënën nga EMA dhe Bashkimi Europian.

Por procedurat për të dhënë autorizimin e përdorimit të saj do të dojë më shumë kohë.

Raste të mutacionit britanik të Koronavirusit janë shfaqur tashmë edhe në Itali, Danimarkë, Holandë, Austri etj.

/a.r,OraNews